Është zgjatur afati për dorëzimin e aplikacioneve në kuadër të thirrjes për projekte për bashkëpunimin ndërkomunal të shpallur nga UNDP. Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është dita e hënë, 23 gusht i vitit 2021, në ora 17.00.
Aplikacionet që tashmë janë dorëzuar nuk kanë nevojë të paraqiten përsëri. Megjithatë, ata aplikantë kanë mundësinë të bëjnë ndryshime në aplikimin projektues. Në atë rast, do të vlerësohet versioni i fundit i dorëzuar i aplikacionit projektues.
Thirrja për projekte për bashkëpunimin ndërkomunal është shpall në kuadër të projektit “Post-KOVID: komunat si shtytëse për zhvillim të qëndrueshëm” të cilin e zbaton UNDP në bashkëpunim me Byronë për Zhvillim Rajonal dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Përmes thirrjes do të mbështeten projekte inovative për bashkëpunimin ndërkomunal dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të aplikojnë për projekte me vlerë prej 30,000 deri 50,000 USD.
Të gjitha detajet për thirrjen mund të gjenden në linkun e mëposhtëm: .
No comment yet, add your voice below!